Ndonëse në syrin e publikut shikohen si dy persona që e konsiderojnë njëri-tjetrin në shumë se shokë, Egli jo rrallë herë e ka cilësuar Gjestin si vëllain e saj.
Afrimiteti i papritur i Eglit me Gjestin brenda pak ditëve radar.al raporton se është komentuar si brenda ambienteve të shtëpisë së “BBVA4” ashtu dhe nga jashtë.
Kritikat ndaj saj kanë qenë të shumta, pasi fillimisht Egli u aludua se kishte pëlqim për Redonin i cili u largua nga gara.
Ky I fundit ka tërhequr vëmendje në rrjet me një koment të tij.
Në një postim të bërë nga faqja zyrtare e “BBVA” në Instagram, poshtë fotos shkruhej: Je një vëllaçko i vogël, Egli bisedon me Gjestin…
Në këtë post Redoni komentoi: Gjest të kuptoj vëlla.
Një koment ky që u pasua me mijëra reagime.




