Gjysmë finalistja dhe një prej banoreve më aktive në Big Brother Vip Kosova, Gresa Gashi, ka reaguar për herë të parë pas daljes nga shtëpia e famshme.
Ajo ka falënderuar publikun për mbështetjen e madhe dhe në anën tjetër ka adresuar akuza të forta ndaj produksionit, të cilin e ka akuzuar për padrejtësi.
“Është e vërtetë që dola padrejtësisht nga ajo shtëpi. Është e vërtetë që e meritova finalen qysh e keni cek edhe ju. Është e vërtetë që mu bë padrejtësi prej produksionit sepse është e pamundur që unë mu zgjedh edhe si finaliste nga banorët edhe si finaliste nga publiku. E di që këtë punë e ka bërë produksioni, por kjo s’ka fare rëndësi. E di që produksioni i bënë këto lojëra, ka mi bë gjithmonë sepse të tillë jemi ne, nuk do të ndryshojmë asnjëherë. Por unë jam e lumtur për dashurinë e madhe që ma keni dhuru”.



