spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
22:20
HomeKulturëShowBizBrenda 24 orëve Gjesti mbetet tema kryesore në BBVIP Kosova, pas Milaimit...

Brenda 24 orëve Gjesti mbetet tema kryesore në BBVIP Kosova, pas Milaimit për të flet edhe Rezi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Rezalt Veleshnja është rikthyer në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova.

Si aktor i humorit, ai nuk ka qëndruar rehat.

- Advertisement -

Fillimisht sapo u fut brenda, Rezi nisi menjëherë që ta imitonte Gjestin duke iu drejtuar Xhenetës “se a të ka marrë malli për të”.

Më pas i tha Xhenetës së “Gjesti është lidhur me një shok të motrës së tij”.

- Advertisement -

Ai tregoi se nuk ka asnjë hatër mbetje me banorët brenda pasi siç tha ai “vetëm më ka nxjerr nga një lojë, por që ne jemi këtu, jemi artistë dhe shpirtin që e kemi ne, s’e ka asnjë”.

“Do të iu dhemb shpirti më pas dhe do të doni ta takoni njëri-tjetrin. Ne mund të zihemi këtu dhe përqafohemi e puthemi prapë”, tha Rrezi.

E, pas fjalëve që tha Rrezi, Driloni shtoi se “krejt të kam kuptuar”.

Për këtë, Rrezi krijoi një tjetër shaka duke i thënë “hajde t’i japim nga 100 euro Drilonit se po më kupton”.

Ndërkohë, ai iu drejtua Drilonit dhe Sarës: A jeni tipik nga ato çiftet që do të përfundoni bashkë, do të martoheni dhe do bëni një fëmijë?

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat