Xheneta ia ka treguar Stresit, rrëfimin që ka dhënë brenda shtëpisë më të madhe.
Ajo i ka rrëfyer Stresit, se si nëna e saj biologjike e ka lënë atë dhe vëllain e saj.
“Mua dhe vëllain tim, nëna biologjike neve na ka lënë kur kemi qenë një vjet, kur I kemi pasur pesë vjet, babai është martuar. Ajo njëherë nuk e ka ditur për neve, po prej momentet kur ajo është e ka kuptuar ka qenë super me neve”, u shpreh Xheneta.
Xheneta në bisedë me Stresin ka biseduar edhe për Gjestin.
Ajo u shpreh se ka dyshime që i njëjti i është kthyer ish të dashurës, pasi ka dëgjuar nga banorët se e ka vazhduar jetën.
Derisa Stresi i tha se shpreson se do e takoj jashtë apo në finale, Xheneta tha se nuk e beson.
“Kanë thënë banorët që e ka vazhdu jetën se besoj as që vjen bile, kanë thënë që është bashkuar me ex-in e vet”, tha Xheneta.
“Nuk ma merr mendja kurrë, nuk e besoj ja dora”, i tha Stresi.



