spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
03:44
HomeKulturëShowBizDrilonit i del rrena në shesh

Drilonit i del rrena në shesh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Driloni ka pranuar se ai ka pëlqim ndaj ish-banores BayT, e cila sonte është brenda shtëpisë.

Me këtë deklaratë, ai ka pranuar pohimet e Leos, i cili të njëjtat i kishte thënë pak kohë para se të dilte nga shtëpia, e që në atë kohë Driloni e kundërshtonte fuqishëm.

- Advertisement -

Në fakt ka qenë fillimisht ngacmimi i këngëtares ai që shtyu Drilonin të shprehte mendimin.

“Pëlqimi ka qenë veç për karakterin se për dy javë s’mundet me të pëlqy dikush kush e di çka. Ne e dimë se qysh është Driloni – ai është virgjëreshë se qajo shenjë jam edhe unë, por ky mirë që u hapë”, u shpreh Bay T.

- Advertisement -

“Bay T të kam thënë në fillim që karakteri yt më pëlqen. E tash që të kam thanë më pëlqen karakteri yt, këta më kanë thënë”, i tha Driloni.

Kjo shkaktoi reagim nga Sara e cila shprehu xhelozinë.

Driloni është shprehur sërish se është në siklet me ardhjen e Bay T në shtëpi.

Ai deklaroi se është situatë e pakëndshme për raportin e tij me Sarën meqë banorët në vazhdimësi po flasin për pëlqimin e tij ndaj ish-banores, transmeton Klankosova.tv.

“Po më vjen palidhje me këtë situatë se knej kundër Sarës e knej po më thonë ke pas pëlqim për Bay T. Edhe nëse isha dashuru prej ditës së parë prapë njëjtë kisha qenë se nuk kam hy me kriju lidhje këtu”, u shpreh Driloni.

Ndërsa Xuxi u shpreh për Bay T se është ‘shumë rrush’, Driloni i tha që ‘mos ma përziej kryt’.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat