spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
14:22
HomeKulturëShowBizLetra e Vullnetit dhe përjetimet e tij në Big Brother VIP Kosova...

Letra e Vullnetit dhe përjetimet e tij në Big Brother VIP Kosova 3

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Finalisti i radhës, Vullneti, e ka lexuar letrën e tij për përjetimet që i ka pasur për 100 ditë në shtëpinë më të famshme në vend.

Ai tha se përpara se të hynte në Big Brother VIP Kosova 3, e dinte që 95% e banorëve do të kishin një mendim negativ për të, të mbështetur në perceptimet e krijuara nga puna e tij si gazetar.

- Advertisement -

“Kjo ndjesi e parashikuar, më përshkoi që nga nata e parë kur hyra në shtëpi. Një përqeshje dhe bullizim për mënyrën se si flisja, gjestet e mija, fytyrën, që buronte nga një inat që s’kishte të bënte me punën time por me qenien time. Kur kalon sulmet personale, përqeshje dhe bullizime që të godasin në thelb, e kuptova që isha më i fortë se c’mendoja. Pas kësaj, mendimi i 95% i banorëve për mua ndryshoi. Nuk pata nevojë të flisja me ta, ata e ndryshuan vet”, tha Vullneti në letrën e tij.

Tutje, ai në letër tha se nga një njeri arrogant dhe brutal që e kishin imagjinuar banorët e tjerë, ata e panë një Vullnet të ri, për të cilin tha se po e njihte edhe ai vet.

- Advertisement -

“Ky proces i rinjohjes me një bashkëbisedim të pandërprerë me 20 banorë të tjerë, ishte një ekperiencë e jashtëzakonshme”, tha ai ndër të tjera.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat