Në orët e para të së shtunës, Drilon Rama u zgjodh fitues i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Ai bashkë me 4 finalistët tjerë, lexuan letrat për siç thanë moderatorët janë shkruar nga vetë banorët.
Këto letra, të mbushura me reflektime, kujtime dhe mesazhe inspiruese, ishin menduar të ofronin një pasqyrë unike të përvojës së tyre në BBVK.
Por përkundër faktit që përmbajtja e tyre ishte shumë e bukur dhe artistike, dyshime u rritën se vërtet banorët i kanë shkruar ato, shkruan Storm.
Syrit të shikuesve të këtij programi, nuk ka mundur të ju ik edhe një detaj i Drilonit, për të cilin ka kohë që është përfolur se do jetë fitues.
Në TikTok po qarkullon një video ku Driloni, po ushtronte para spektaklit leximin e letrës. Gjatë leximit, ai has në një vështirësi të pazakontë me një fjalë në tekst – “gënjejnë” – dhe pyet Vullnetin për shqiptimin e saj.
Ndërkohë, gjërat nuk përfunduan më kaq.
Në një bisedë mes Sarës dhe Drilonit, dyshja e pranojnë se e gjithë situata e tyre ishte vetëm lojë dhe madje kur u kuptua se biseda për këtë gjë po zgjaste, produksioni ndali mikrofonat.



