Numër i madh i publikut priti që sonte ose të hynte si banore ose të kishte një takim me Gjestin, por në këtë mbrëmje Xheneta nuk u paraqit në Big Brother Vip Albania.
Duket që videoja që u publikua nga ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, se ndodhej në Tiranë, mund të ishte vetëm një provokim për të ngacmuar interesimin e madh të saj.
Një gjë që tashmë dihet, Xheneta po e përcjellë Gjestin dhe madje e ka pëlqyer në disa prej fotove të publikuara nga profili i tij në Instagram.
Mbetet të shihet nëse produksioni do ia lejoj një takim të paktën sqarues, të cilin e kërkoi gjatë brenda shtëpisë së famshme në Kosovë apo Xheneta është pajtuar me faktin se dashuria e tyre ka marrë fund.



