spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
17:21
HomeKulturëShowBizEgli e dashuruar me Gjestin, Danja i jep një këshillë

Egli e dashuruar me Gjestin, Danja i jep një këshillë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një bisedë e papritur ka ndodhur mes Eglit dhe Gjestit, ku ata kanë sqaruar ndjenjat dhe mendimet për njëri-tjetrin.

Gjatë bisedës, Egli ka shprehur se disa shikime dhe situata i kishin dhënë të kuptonte diçka më shumë se shoqëri, por ai ka theksuar se nuk ka ndjenja romantike.

- Advertisement -

Në momentin që Egli e ka pyetur Gjestin se çfarë mendon ai kur e sheh, përgjigjja e tij na ka habitur të gjithëve.

Gjesti ka pohuar se, kur sheh Eglin dhe ata nuk janë duke folur, ai mendon se ajo është shumë e mirë dhe se nuk do të donte ta lëndonte.

- Advertisement -

Ai ka theksuar gjithashtu se mendonte për të ardhmen e marrëdhënies dhe çfarë mund të ndodhte më vonë, duke pyetur veten nëse do të jetë gruaja e tij apo nëna e fëmijëve në të ardhmen.

Egli ka përforcuar se ndjenjat dhe mendimet që ajo ka janë pikërisht ato që ai ka gjithashtu për të, dhe se nuk ka asgjë më shumë se kaq mes tyre për momentin.

Një nga momentet më të veçanta të natës ishte biseda e ndjerë mes Eglit dhe Danjës, ku ato diskutuan rreth lidhjes së Eglit me Gjestin.

Gjatë bisedës, Egli shpërtheu në emocione, duke theksuar se ndien një emocion për Gjestin dhe se kjo marrëdhënie ka një ndikim të madh në humorin e saj.

Sipas saj, kjo ka bërë të vështirë që të përfshihet plotësisht në lojë, siç bënte më parë.

Ndërkohë, Danja i ofroi një këshillë të mençur, duke i thënë se Gjesti ka shprehur gjithashtu që ka një ndjenjë, por fokusi i tij është loja.

Ajo e paralajmëroi Eglin që nëse do të përqendrohet vetëm te një lidhje, mund të humbasë rrjedhën e të gjithës.

Danja e inkurajoi Eglin të bëjë një hap prapa dhe ta shqyrtojë me kujdes situatën, që të rikthehet me energji dhe fokus në lojë, por gjithashtu të lejojë ndjenjat të udhëhiqen, pa u ndalur.

Sipas saj, një marrëdhënie që tërheq dhe që nuk dëmton lojen, është ajo që duhet të ruhet.

“Luaj me ndjenjat”, ishte mesazhi i Danjës, duke i sugjeruar Eglit që të përdorë emocionet e saj edhe për të bërë lojë, duke krijuar një balancë midis të dyja.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat