spot_img
E hënë, 29 Shtator, 2025
11:31
HomeKosovaDrejtësiaVazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, sipas kalendarit, sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit

ZPS ka njoftuar se dëshmitari i parë këtë javë do të dëshmojë në publik, po ashtu dëshmitari i dytë ka gjasa të dëshmojë në publik. Dëshmitari i tretë pritet të dëshmojë në privatësi.

- Advertisement -

Në seancën e së enjtes, dëshminë e ka përfunduar dëshmitari i 116-të, Helmut Shrekenbauer.

Sipas ZPS-së, ky dëshmitar ka shërbyer si mjek i KFOR-it gjerman në Kosovë midis qershorit dhe gushtit 1999.

- Advertisement -

Dëshmitari Schreckenbauer ndër të tjera ka theksuar të enjten se sipas raportit që përshkruante krimin që ka ndodhur në objektin e ish-MUP-it në Prizren, nuk arrihet në përfundim nëse kryerësit e veprës ishin shqiptarë ose jo.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat