Shkaku i thyerjes së rregullave, disa prej banorëve kanë marrë dënimin nga Vëllai i Madh.
G-Bani, Gjesti, Klajdi dhe Rozana nga ky moment deri në një kohë të pacaktuar do të jetojnë në një pjesë tjetër të shtëpisë.
Ata u futën në dhomën që dikur shërbente si shtëpia e xhuxhave e që tani ishte shndërruar në një vend shpellarësh.
Nga ky vendim më së shumti u mërzit Egli, derisa Gjesti ishte me plotë entuziazëm.
Katër banorët nuk shpëtuan me kaq.
Për ta u hap një televotim me pyetjen se “Kë doni të shpëtoni?”
Ai që merr më së paku vota do të dalë të shtunën.



