spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:37
HomeShkencëLinda Mëniku: Gjuha dhe kultura shqipe duhet të jenë përparësi kombëtare

Linda Mëniku: Gjuha dhe kultura shqipe duhet të jenë përparësi kombëtare

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Storm/Intervistë: Pedagogia dhe autorja e librave të gjuhës shqipe, Linda Mëniku, në një intervistë për Zërin e Amerikës, theksoi rëndësinë e mbrojtjes dhe pasurimit të gjuhës dhe kulturës shqipe, duke i cilësuar ato si përparësi kombëtare. Sipas saj, gjuha shqipe po përballet me sfida të shumta, ndër të cilat janë zhdukja e disa varianteve të saj, ndikimi i gjuhës angleze dhe zhvillimet teknologjike. Ajo apeloi për ndërhyrje institucionale në Shqipëri, Kosovë dhe diasporë, si dhe për mobilizimin e forcave shkencore dhe arsimore.

Mëniku theksoi se shqipja po ndikohet shumë nga gjuha angleze, e cila është bërë “lingua franca” e botës moderne, dhe sugjeroi që Shqipëria të ndjekë shembullin e vendeve të vogla, si Sllovenia, për mbrojtjen e gjuhës amtare. Ajo gjithashtu përmendi përdorimin e gjerë të huazimeve dhe mungesën e vëmendjes së duhur nga institucionet për zgjidhjen e këtyre problemeve.

- Advertisement -

Në lidhje me ndikimin e rrjeteve sociale, Mëniku theksoi se problemi qëndron më shumë te mungesa e kulturës dhe jo te gjuha vetë. Ajo nënvizoi nevojën për përmirësimin e nivelit kulturor të shoqërisë dhe falenderoi Zërin e Amerikës për rolin e tij në përçimin e vlerave demokratike dhe pasurimin gjuhësor të shqiptarëve gjatë periudhës së komunizmit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat