spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
02:21
HomeKulturëShowBizGjesti edhe G-Bani planifikojnë të hapin derën: Hajde të sfidojmë Vëllain e...

Gjesti edhe G-Bani planifikojnë të hapin derën: Hajde të sfidojmë Vëllain e Madh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Që pas përfundimit të spektaklit të së martës të “Big Brother VIP 4”,katër banorë janë dënuar nga Vëllai i Madh. Gjesti, Rozana, Klajdi dhe G-Bani janë vendosur në një ambient tjetër të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Vëllai i Madh ka krijuar një ‘shpellë’ për katër banorët që thyen rregullat e shtëpisë. Gjatë këtyre ditëve, katër banorët kanë patur momente shumë të bukura mes tyre, por nuk kanë munguar as debatet.

- Advertisement -

Por jo vetëm kaq, pasi sot Gjesti ka ngritur mundësinë që të hapë derën e ‘shpellës’ dhe të dalin nga aty. Këtë gjë e bisedoi edhe me G-Banin, i cili tha se do të dilnin direkt nga BBV 4 nëse do e bënin një gjë të tillë.

Pjesë nga biseda:

- Advertisement -

Gjesti: Çohuni more nuba, çohuni të bëjmë ndonjë aktivitet, të luajmë ndonjë lojë, apo të refuzojmë sfidën, të marrim prapë Zarf të Zi

G-Bani: Kë sfidë të refuzojmë?

Gjesti: Këtë sfidë, jam i gatshëm për Zarf të Zi

G-Bani: Cilën sfidë?

Gjesti: Me çel derën, nuk durohet më, me dal jashtë

G-Bani: Del në eliminim direkt o bishë

Gjesti: Jo mor aspak, po sfidojmë prapë Vëllain e Madh me Zarf të Zi, jeta është me rrezikuar

G-Bani: Jeta është me rrezikuar, por jo me u hedhë në humnerë o bishë. Ta bëj një pyetje, e zëmë se je në burg dhe shikon një vend ku mundesh e ec me vrap dhe me dalë. Po e di se është roja nga lart dhe ta kërcet me armë automatike, a shkon me rrezikuar duke e ditur se të kap plumbi?

Gjesti: Nuk është Vëllai i Madh atje jashtë duke na pritur

G-Bani: Me armë jo, po të pret me një Zarf të Zi që të eliminon direkt, të nxjerr fishek prej shtëpie, këtë të bën Vëllai i Madh, këtë ndëshkim bën, nuk të rreh me shpulla

Gjesti: A e mban veten gangster, çohu e të çelim derën

G-Bani: Më gangstera se kaq, kemi dalë 4 veta kokë më kokë në nominim se kemi thyer rregullat e ligjet, ça tjetër me bërë. Pastaj i bie të tregojmë se nuk respektojmë Vëllain e Madh.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat