spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
11:03
HomeKulturëShowBizXheneta thyen heshtjen për Gjestin, a do përballet me të?

Xheneta thyen heshtjen për Gjestin, a do përballet me të?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Personi kryesor që po vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes, Xheneta Fetahu, ka dhënë intervistën e parë që prej së ka dalë nga Big Brother Vip Kosova.

Ajo tha se nuk i kishte shkuar kurrë mendja se Gjesti do ishte në Big Brother të Shqipërisë.

- Advertisement -

“Jam e shokume edhe e zhgënjyme edhe e lëndume se unë kam pas dyshime në ndjenjat e tij sepse ato s’janë kanë të vërteta. Nëse një person dashuron s’mundet me shku mi bë të njëjtat gjëra atje që ka bë me mu”.

Tutje ka thënë se Gjesti nuk ka pasur asnjë qëllim të mirë në lidhjen me të, derisa ka thënë se shumë prej fjalëve që Gjesti i kishte thënë nga studioja, ajo nuk i ka dëgjuar.

- Advertisement -

Në lidhje për aludimet dhe lajmet e shumta për hyrjen e saj në spektaklin në Shqipëri, ajo ka thënë se një gjë e tillë nuk do të ndodh kurrë.

“Ai po e bënë lojën e njëjtë qysh e ka bë me mu, me një femër tjetër. Më vjen keq për atë vajzë. Jam shumë e lumtur për suksesin e tij sepse kërkush kur s’ka besu në të, unë jam kanë e vetmja që i kam dhënë mbështetje. Unë skam qenë e informume që ai ka shku në Shëipëri. I kam dërgu letër, i kam dërgu dhuratë nga shtëpia, kur jam dal nga shpia i kam shkru në momentin e parë në instagram sepse nuk besojsha që ka shku brenda 24 orëve në Big. Gjesti ka vendos me jetu jetën e vetë me pas lidhjen tjetër. Ai person me mu s’ka me pas asnjë lloj kontakti, s’dua të kem asnjë përballje me të. Unë s’do jem pjesë e Big Brother. Rrugëtimi im ka përfundu, as s’dua të shkoj në përballje me të. Unë dua të vazhdoj jetën si Xhenet , dua të njihem kjo që jam”, e mbylli Xheneta mes shumë emocionesh derisa shpërtheu në lot.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat