Jozefin Marku është përjashtuar sot me zarf të zi nga Big Brother pas debatit që pati me Gjestin, kur i tha këtij të fundit ‘kopil shkjau’.
I ftuar në “Shqipëria Live” në Top Channel pak minuta pasi u përjashtua, ai tha se kishte zgjedh krahasim të tepruar, por shtoi se nuk i drejtohej atij drejtpërdrejtë dhe se Gjesti u viktimizua.
Ai tha se Kosovën e përfaqëson më mirë ai sesa Gjesti.
“Nuk ia thash aspak personit në fjalë ose me tendencën e asaj historie të rëndë që kemi. Më vjen keq që jam përjashtuar. Me erdhi keq për Lorin, Bonën dhe Aldon. Është krahasim i tepërt e pranoj, por nuk është i drejtuar ndaj Gjestit direkt, por vetëm një njeri pa gjak shqiptari mund ta bëjë këtë dhe që nuk kërkon falje. Ai s’di të kërkojë falje, viktimizohet. Shqiptarët e Kosovës i dua unë më shumë se Gjesti dhe mund të tregojë shembullin më të mirë për ta. Ai që mund t’i përfaqësojë Kosovarët jam unë”, tha ai.
Ai foli për aludimet e bëra jashtë shtëpisë mbi orientimin e tij seksual, duke thënë se është “100% burrë”.
Ky është Mili, Emiljano, djalë shumë i mirë, i njoh krejt familjen është shok i mirë, rob i mirë shumë, e kam njohur në Tiranë, ia njoh vëllezërrit, pastaj njoha atë. Vëllezërit e tij kanë pasur një lokal. Kemi marrëdhënie vëllazërore familjare prej shumë vitesh. Ka shumë vite që nuk e takoj dhe mbaj mend kur isha në lice pinim kafe te lokali tij, e mbanin gjithmonë si të voglin, është i respektueshëm, ka vuajtur shumë me familjen e vet
Është aluduar se ke pasur një lidhje me të?
“Mos ekzistoftë emri i Jozit, nuk kam gjë kundra, po nuk kam lidhje, Jozi është me mendimin që krijesa më e shenjtë që ka krijuar Zoti është femra, nuk jam. Bernardi ka gabuar me luhatjen e vet. Jozi është burrë 100%. Po më vjen me qesh nga doli kjo histori tani. Bernardi është pak i çuditshëm me këto deklarata”.



