Banorët e “BBVA4” së fundmi mësohet se kanë rregullin kryesor të formatit në fjalë: të mos flasin për nominimet.
Ishte Rozana ajo që bëri të qartë se nëse kutia e pandorës do t’i bijë asaj ajo do të çojë në nominin 3 persona.
“Për G Banin kam disa gjëra personale që më ka treguar dhe unë nuk i them. Mua po më erdhi Kutia e Pandorës do të çojë në nominim veten time, Gertën dhe Laertin. Ne nuk marrim autoritetin e Vëllait të Madh, kanë bërë gabim të rëndë të dy por ne prapë do i shpëtojmë nëse vjen Zarfi i Zi. Unë kam ardhur për të luajtur këtu. Unë nuk kam frikë nga ty o Gerta”, tha Rozana.
Gjithashtu banorët e tjerëë, Gerta, Loredana dhe Aldo kanë diskutuar se në rast se ata do të përballeshin me Kutinë e Pandorës, do nominonin disa prej konkurrentëve.
Gerta u shpreh se do të çonte në nominim Gjestin, Rozin dhe Eglin.
Për rrjedhojë Rozana iu drejtua Gertës duke i thënë: Pse nuk del kokë më kokë me mua? Nëse të vjen Pandora e bën?



