spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
23:16
HomeKulturëShowBiz"Kurr s’kam me harru", Gjesti konfirmon se teksti i këngës është bërë...

“Kurr s’kam me harru”, Gjesti konfirmon se teksti i këngës është bërë për Diellzën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Edicioni i sotëm i Big Brother ka nisur me krisjen e raporteve mes Eglit dhe Gjestit, pas emisionit të kaluar ku u shfaq Xheneta dhe më pas mos dëshirës për të lexuar letrën që e shkroi për nder të Shën Valentinit, shkruan Storm.

“Thjeshtë çfarë kam përjetu me atë vajzë nuk besoj se kam për të përjetuar me ndonjë tjetër. I kemi ndarë rrugët. Çfarë kam përjetu me të është diçka shumë e madhe dhe nuk kam harruar kurrë, unë ndihem në borxh me të dhe nëse do të mund t’ia kthej ndonjëherë do e bëj. Kam rreth 7-8 muaj që jam ndarë. E kam pasur në mendje shumë në fillim. Tani më pak. Sa i përket letrës, ajo është një këngë… prej fillimi të karrierës kam qenë me të. Thjeshtë ndihem në borxh për atë femër se më ka mbajt jo vetëm mua me bukë, por dhe shokët e mi. Kam bashkëjetuar me të dhe çfarë ka bërë ajo me mua nuk e di nëse kam për t’ia kthyer ndonjëherë. Unë shprehem në këngë, ajo vajzë ka bërë për mua gjithçka dhe ndihem në borxh. Nuk munda ta lexoj se isha shumë keq emocionalisht. Nuk ngurova prej letrës së Eglit, veç isha në kujtime dhe gjerat që kam përjetuar me të, ka qenë një lidhje e gjatë me të”, ka thënë Gjesti.

- Advertisement -

Ai ka shfaqur pendesë për sjelljen e tij ndaj Eglit, gjendja e së cilës për tri ditë kanë qenë shumë të rënda.

“I kërkoj falje eglit për lotët që ia kam shkaktu por s’kam qenë në gjendje të flas me të”, tha tutje Gjesti.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, Egli ka pranuar se është e dashuruar fort në Gjestin.

“Ndihem mirënjohëse që momenti i letrës erdhi, sa delikat edhe i duhur në mungesë të një bisede të pritur, një formë për të folur me të, duke qenë se nuk po flisnim dot”, tha Egli.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat