Georgina Rodriguez vazhdon të tërboj rrjetin me fotot e saja provokative.
Partnerja e Cristiano Ronaldos mahniti fansat duke pozuar e zhveshur për fotosesionin e saj të fundit të realizuara për fushatën e GUESS Holiday 2024.
Georgina kishte veshur një sërë veshjesh mahnitëse për xhirimet, ndërsa në një foto, ajo e mbuloi modestinë e saj vetëm me një numër çantash.
“U gëzova shumë kur GUESS më kërkoi të isha fytyra e fushatës së festave. Të punosh me Nima-n ishte e mahnitshme, dhe koleksioni i Holiday është absolutisht mahnitës”, tha Georgina.
Ajo është një nga modelet më seksi dhe më të komentuara, derisa numëron 63 milionë ndjekës në Instagram si modele dhe influencere në mediat sociale.