spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:36
HomeSiguriaUshtriaMaqedonci: Evropa gaboi që s’investoi në mbrojtje

Maqedonci: Evropa gaboi që s’investoi në mbrojtje

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është shfaqur kritik ndaj Evropës duke thënë se kjo e fundit s’ka investuar mjaftueshëm në mbrojtje.

Ministri Maqedonci, ka thënë kështu në Forumin e Sigurisë Halifax, ku ka deklaruar edhe se Kosova dhe Tajvani përballen me kërcënime të ngjashme dhe madje “përballen me sisteme të ngjashme dhe [të njëjtat] armësh, sepse Serbia bleu shumë raketa dhe sisteme armatimi nga Kina”.

- Advertisement -

Për këtë arsye, siç raporton Domino Theory ai tha se ka mundësi për bashkëpunim në çështjet e mbrojtjes.

Pos kësaj, Maqedonci, ka deklaruar se “Kosova sot po ndërton fabrikën e saj për të prodhuar municion dhe Franca ende nuk e ka atë. Pra, tani, në gjithë këtë mjedis, mosndërtimi dhe mos investimi në mbrojtje ishte, mendoj, vendimi i gabuar nga Evropa”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat