Reperi Stresi ka thënë se Gjesti do të jetë fitues i padiskutueshëm i Big Brother Vip Albania.
”Duke parë nga Bigu ku ishte, edhe ku është. Nuk është e lehtë të bësh dy Big Brothera. Gjesti e ka pasur pak më të tensionuar, mu bë zemra mal kur e nxorën nga atje dhe hyri këtu. Ka bërë dy Big Brothera, është kryefjala, shpresoj ta fitojë ai. Unë jam pro atij. Por pranoj. Mendoj që do të jetë fituesi. Bravo për lojën që ka bërë”, ka thënë Stresi.



