Publiku ka vendosur që Amber, G-Bani dhe Jozi, janë kthyer edhe njëherë në shtëpinë e famshme.
Amber kishte kërkuar vetë të dilte nga shtëpia, kurse G-Bani dhe Jozi u përjashtuan me zarf të zi.
Të tretë u larguan nga Big Brother Vip Albania, pas përplasjeve të ashpra me Gjesti.
E pikërisht Gjesti u bë ‘fajtori’ për kthimin e tyre në shtëpi.
Kjo pasi një prej zarfeve të kuq të fshehura në valixhen e tundimeve, i kërkonte banorit të përzgjidhte shtatë banorë të larguar dhe të njëjtit të shkonin në televotim.



