Pas rikthimit në shtëpi, Jozi ka bërë një deklaratë të bujshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”, duke thënë se ka qenë dëshmitar i një situate që ndodhi poshtë jorganit midis Rozana Radit dhe ish-banores Livia Brunga.
“Kur ka fjet me atë zonjën që ka dalë jashtë, mos t’ia përmendi emrin, por çfarë nuk i kemi parë duke bërë poshtë jorganit. Në rregull, u kry. Tani unë me i thënë, unë i kam parë. Çka kanë bërë. Unë i kam parë. Unë çka nuk kam parë te ajo, dhe nuk kam folur. I kam parë një milion herë”.
Kjo deklaratë shkaktoi një debat të fortë mes banorëve të shtëpisë.
Nuk vonoi shumë dhe ndaj tij reagoi ashpër ish-banorja Livia Brunga.
Ajo ka publikuar një InstaStory ku duket e prekur dhe e shqetësuar nga komentet që kanë filluar të qarkullojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4” duket kritikuar ashpër Jozin.

Deklarata e Jozit ka shkaktuar një debat të madh mes banorëve, ndërsa situata ka nxitur reagime të shumta dhe spekulime në rrjetet sociale.



