Banori që eliminohet këtë mbrëmje nga Big Brother Vip Albania 4 është Tiri.
Megjithëse Gjesti ia kishte dhënë një biletë, për fatin e tij të keq ajo kishte vetëm vajtjen.
“Nuk e prisja largimin. Arsyeja pse dola unë dhe jo të tjerët sepse prisja që Aldo të dilte sepse ka pasur vetëm një dinamikë me Laertin. Dola sepse nuk jam aq i aftë sa janë ata për ta dërguar diskutimin në dhunë”, tha Tiri.
Ai ishte në nominim me Rizartën, Gertën, Aldon, Eglin dhe Rozanën.
Tiri u pyet se kush do ta fitoj sipas tij këtë edicion, ai zgjodhi Gerta Gixharin.
Njëjtë kishte thënë edhe partnerja e tij, por se më pas e kishte ndryshuar qëndrimin, duke përzgjedhur Gjestin.



