spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:49
HomeKulturëShowBizPërballen sërish Loredana dhe Jozi, nuk mungojnë akuzat e ndërsjella

Përballen sërish Loredana dhe Jozi, nuk mungojnë akuzat e ndërsjella

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Big Brother Radio” Live nga shtëpia është rikthyer sërish në Top Albania Radio këtë të diel me një episod maratonë nga ora 16:00 deri në 19:00.

Banorët e shtëpisë janë ndarë në tri grupe me të ftuar dhe me moderatorë ku me intervistat e tyre të zhvilluara për rreth 60 minuta nuk duhen humbur.

- Advertisement -

Në pjesën e parë me moderatorë Amberin dhe Jozin me të ftuar në fillim, Loredanën dhe Vserlon.

Gjatë intervistës, Amberi i ka kujtuar Loredanës një pjesë nga fillimi i rrugëtimit, ku e ka akuzuar se ajo shpesh dukej e pabesusheshme në veprimet e saj, kjo prej dyshimeve që kishte.

- Advertisement -

Jozi në shumë faza tregohej bullizues, ofendues, denigrues…

Në këtë moment, Vserlo ka ndërhyrë duke theksuar se para largimit të Jozit, ai ofendonte gratë e tjera të shtëpisë, por jo Loredanën dhe pas rikthimit, ai ka filluar të bëjë të njejtën gjë dhe me Loredanën.

Duke nënkuptuar që ndoshta diçka e tillë ka ndikuar në sjelljen e mendimet e Loredanës, duke bërë një reagim kontradiktor.

Diçka që banorja i është përgjigjur duke komentuar për lojën dhe shprehur që mendjen e ka patur tek Jozi.

“Kur ka ardhur babi im, unë dhe Jozi kemi patur biseda shumë të thella… Ne kishim lënë se ai do të kishte rrugëtimin e vet dhe unë rrugëtimin tim. Si për mua, si për atë, është hera e vetme që na ndodh ky lloj okazioni, unë jam askushi që t’i vendos urdhra në lojën e tij. Ai kishte lojën e vet dhe unë timen…”.

Këtu ka ndërhyrë Jozi duke thënë se nuk i pëlqen fakti që Loredana përdor fjalinë që ajo e ka patur mendjen tek Jozi, duke e përdorur për të bërë viktimën.

“Ajo nuk e ka patur mendjen tek unë… në asnjë moment ajo nuk ka ardhur në krevatin tim apo në pjesë të tjera të shtëpisë”.

Moderatorja, Amber, ka ngacmuar Loredanën me një pyetje pikante, që po sikur Jozi të njihte një vajzë tjetër të shtëpisë, por Jozi është hedhur menjëherë duke shprehur:

“Nuk është Jozi, Lori, që ta bënte këtë gjë. Lori e ka bërë, qoftë dhe për provokim për mua… Në momentin që unë kam dal kam parë një tjetër Lor, që nuk dua ta njoh brenda në shtëpi”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat