Spektakli i së martës ka qenë mjaft i tensionuar, pas një momenti që përfshiu një diskutim të ashpër mes Gjestit dhe Eglit.
Pas kritikave të shumta për komentet e tij mbi nishanin e Eglit, Gjesti nuk e ka përballuar dot situatën dhe ka vendosur të largohet nga dhoma e ndenjës në mes të spektaklit.
Kjo ka shkaktuar një pasiguri të mëtejshme në dinamikën e grupit, ndërkohë që shikuesit dhe banorët kanë reaguar të turbulluar nga veprimi i tij.
Përballë tensioneve të krijuara, Gjesti ka preferuar të largohet dhe të tërhiqet nga diskutimi, duke u çuar dhe duke braktisur përkohësisht dhomën e ndenjës.
Ky veprim ka thelluar edhe më shumë ndasitë dhe ka lënë një atmosferë të tensionuar brenda shtëpisë.
Kritikat ndaj Gjestit nuk kanë munguar as nga opinionistët, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku, të cilët e kanë quajtur të papranueshëm veprimin e tij dhe kanë shprehur qartë mendimin se nuk ka asgjë të keqe dhe të turpshme të kesh një nishan në trup.
Ata theksuan se përpjekja për të stigmatizuar Eglin për një detaj të tillë është e papranueshme dhe jo e drejtë, duke vlerësuar se gjithsecili duhet të pranojë trupin dhe veçoritë e tjetrit.
Reagimet e tyre janë pasuar me mbështetje nga publiku, i cili ka shpërthyer në komente dhe postime në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetje për Eglin dhe duke kërkuar një qëndrim më të matur dhe të respektueshëm nga Gjesti.
“Nuk e di se si është interpretuar jashtë dhe kam kërkuar me insistim që të mos komentohet kjo gjë pasi ndihem në siklet. Vetë tema, vetë gjëja duke qenë se është intime si gjë, është e sikletshme. Sidoqoftë, edhe mund ta trajtoj për mua por edhe shumë vajza të tjera që mund të ndodhen në këtë situatë. Thjesht dua të bëj një parantezë se nëse Gjesti është shprehur në atë lloj forme në dhomën e rrëfimit, ka folur hapur me idenë se kjo gjë nuk do të trajtohet në Prime. Dhe së dyti sepse e ka natyrën që të flas pa pikë censure, pra se ka etikën që ti thotë gjërat me lezet. Nuk është hera e parë. Këtë kritikë i kam bërë jashtë, që duhet të jetë më i kujdesshëm. Kur fola me Danjën ka qenë sepse kam dashur të shprehem me dikë, jo sepse kam inferioritet. Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë të vihej kaq në dukje. Unë e dua shumë atë shenjë në trupin tim, sepse është diçka që e kam njëlloj me tim at, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën formë”, theksoi Egli.



