Një moment për të cilin u kujdes fort produksioni ta fshihte por që nuk ia doli, ka të bëjë me një bisedë të shkurtë mes G-Banit dhe Ledion Liços, teksa dyshja po dilni nga shtëpia e famshme.
Pak para se ta hapte derën për të dalë G-Bani dukej mosbesues me lajmin e dhënë andaj nuk hezitoi ta pyes Ledionin.
“Është rreng për të më nxjerrë?”, pyeti banori, derisa Ledioni heshti dhe produksioni u kujdes shumë që të mos funksionin me mikrofonat.
Kujtojmë se G-Bani këtë javë ka pasur përplasje të ashpra me Danjën.
Madje megjithëse mori një porosi nga partneri i saj të martën dhe banori premtoi se do mbyllte diskutimet, fjalën nuk e mbajti dhe vazhdoi me debate e ofendime.



