Derisa Ledioni i ftonte banorët të shkonin në Storm Arena ku i priste ushqimi, Gjesti bëri veprimin e papritur.
Ai befas shkoi dhe theu njërën nga kutitë e kuqe që ndodhen në korridor.
“Ti mund ta zëvendësosh vetën me tre banorë të tjerë, emrat e të cilëve duhet t’i zgjedhësh”, ishte vendimi që gjendej brenda zarfit.
Meqenëse pak më parë lideri i shtëpisë Rizarta zgjodhi veten, Kellin dhe Mikelen si banorët që do të kishin imunitet, ky votim nuk vlente më me veprimin e Gjestit.
Kështu që në nominim shkoi e gjithë shtëpia, vetëm Gjesti ka imunitet dhe më pak i votuari do të dalë të shtunën.
Ky veprim shkaktoi debate të ashpra mes banorëve, të cilët e akuzuan banorin, por Gjesti tha se këtë e bëri për Shkëlzenin.



