G-Bani ka reaguar për herë të parë pas daljes së befasishme nga shtëpia, në primen e së martës.
Megjithëse gjatë daljes nga shtëpia u dëgjua duke e pyetur Ledionin nëse lajmi ishte një rrëng për ta nxjerrë atë nga shtëpia, pas veprimeve të shumta e përplasjeve të pandalshme me një pjesë të banorëve, G-Bani ka thënë se informacioni për babain është i vërtetë.
“U faleminderit të gjithëve për fjalët e mira dhe përkrahjen. Jo, nuk është rrenë. Jam fut vetëm në BBVA4 jo me Babin, kështu që nuk do të postoj foto të tij në një moment të vështirë, për të bind a për të ngop gëzimin e hijenave e të korbave. Nuk më është besu derisa kam fol me familjen. E besojnë apo jo disa lojtarë e shumë komentuar edhe unë kam familje. Nuk kam dalë nga ferra. Të gjitha epitetet, kërcënimet dhe sharjet ua boj hallall të gjithëve. Të gjitha sa kanë ndodh aty, unë do i lej aty. Jetë të mbarë të gjithë banorëve, u rujtë Zoti!”, ka shkruar reperi.




