spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
21:44
HomeKulturëShowBizG-Bani befason me fjalët për Gjestin

G-Bani befason me fjalët për Gjestin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish banori i Big Brother VIP Albania, G-Bani la shtëpinë e Big Brother VIP Albania të martën pasi nga moderatori i këtij emisioni u njoftua se babai i tij është i sëmurë dhe po trajtohet në spital.

Ai menjëherë, u njoftua nga produksioni se i është prerë bileta për në Londër ku po trajtohet babai i tij.

- Advertisement -

G-Bani, mbrëmë ka njoftuar se babai i tij tani është stabil dhe është jashtë rrezikut për jetë si dhe ka falënderuar Gjestin, i cili sipas tij është i vetmi që e ka uruar.

“Gjesti faleminderit vëlla! Baba është jashtë rrezikut. I vetmi që m’ke uruar prej të gjithëve aty, njeriu i vetëm që më shikoi në shpirt, në gjeste”, ka shkruar G-Bani.

- Advertisement -

G-Bani herën e parë ka dal nga shtëpia e BBV4 me zarf të zi pasi pikërisht e sulmoi Gjestin fizikisht me dorë.

Ai u rikthye në shtëpi po nga Gjesti, i cili e kishte një avantazh, ku nominoi 7 të eliminuar dhe tre prej tyre u rikthyen.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat