spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
10:15
HomeKosovaZgjedhjet 2025Një parti paraqet tri ankesa në PZAP, KQZ: Nuk shpallim rezultatet para...

Një parti paraqet tri ankesa në PZAP, KQZ: Nuk shpallim rezultatet para shqyrtimit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një subjekt politik ka paraqitur tri ankesa në nga Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Prandaj, zëdhënësi i Komisionit Zgjedhor Qendror, Valmir Elezi, tha se KQZ-së do t’i duhet të presë vendimet e PZAP-së dhe eventualisht edhe të Gjykatës Supreme për të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

- Advertisement -

“KQZ është njoftuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa se në këtë institucion janë paraqitur tri ankesa nga një subjekt politik. Andaj, KQZ do të presë vendimmarrjen e PZAP-it dhe eventualisht edhe të Gjykatës Supreme para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025”, tha ai.

Procesi i numërimit të votave përfundoi të mërkurën, rreth një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në vend më 9 shkurt.

- Advertisement -

Partitë apo kandidatët për deputetë kishin kohë 48 orë kohë për të bërë ankesa në PZAP në lidhje me ndonjë shkelje të supozuar gjatë numërimit që është zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat