spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
19:55
HomeKulturëShowBizKëngëtari i famshëm shqiptar: Kam qenë në lidhje me Adele

Këngëtari i famshëm shqiptar: Kam qenë në lidhje me Adele

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Artisti shqiptar dhe shumë i suksesshëm e me famë ndërkombëtare, Gashi, ka rrëfyer më shumë mbi karrierën, label-in e tij, bashkëpunimet me emrat e njohur, por dhe shumë detaje të tjera të pathëna më parë.

Në këtë bisedë ai ka zbuluar për performancën në Prishtinë dhe lidhjen me këngëtaren e famshme botërore, Adele.

- Advertisement -

Një nga performancat e tua në Prishtinë ka qenë në Sunny Hill, si ishte kjo eksperiencë? Ka pasur dhe një incident ku të morën varësen…

“Herën e parë që kam qenë ka qenë shumë mirë. Herën e dytë… Unë kur shoh shqiptarë dhe jap shfaqje, nuk them kurrë jo për foto. Gjithmonë i shoh si vëllezërit e motrat e mia. Kur i shoh fansat e mi i përqafoj, i hipi sipër turmave, dua të më prekin, ta dinë që jam i vërtetë, që dhe ata ta dinë se mund të jenë si unë. Kur isha në Sunny Hill herën e parë e kam ‘kall’. Herën e dytë u thashë që kur të ngjitem në skenë, dua të më nxirrni flamurin shqiptar në ekran. Të gjithë ata që punonin aty ishin serbë, nuk gënjej. Dhe kur u ngjita në skenë, e dija që do ma punonin, sepse kur unë u thashë ‘faleminderit’, m’u përgjigjën në serbisht. Të gjithë ishin serbë. Shpresova se nuk do ma prishin performancën. Hypa në skenë dhe që në fillim e prishën”.

- Advertisement -

Po varësen si ta morën?

“Shkova tek publiku dhe dikush më preku dhe i thashë ‘ndalo, më lër të performoj’. Më morën vetëm një vath. Nuk ka rëndësi se sa kushtoi, është thjesht çështja që ‘mos më kap’. Akoma flasin njerëzit për këtë. Unë mendoj se njerëzit më duan aq shumë, sa prisnin që diçka të shkonte keq”.

Ti ke qenë në një lidhje me një prej artisteve më të mëdha, Adele, që e ke edhe tatuazh. Çfarë mund të thuash për të?

“Po, kurrë nuk kam folur për të, por po, kam qenë me të. E kam dashur. Ishim shumë mirë bashkë. Kemi qenë së bashku që nga 2019 deri në vitin 2021. Akoma jemi miq. Vetëm gjëra të mira them për të. Kurrë nuk kam folur për të, edhe kur më kanë pyetur. Kam shumë respekt për të, e dua shumë dhe jam i lumtur për të dhe për partnerin e saj”.

Si erdhi kontrata me Jay-Z dhe Roc Nation?

“Paratë që Jay-Z donte të më jepte, nuk kanë qenë të mjaftueshme për mua. Unë kam dashur 3 milionë, ata donin të më jepnin shumë pak dhe kam thënë ‘jo’. Pastaj u bë menaxheri im dhe ka marrë 20%. Më pas nënshkrova me Sony RCA, që ka pasur disa nga artistët më të mëdhenj, Elvis, Michael Jackson, Biggie. Kur kërkova 3 milionë, më thanë që do më jepnin 1.3 milionë dhe nuk pranova. Hypa në aeroplan, nxora video në Instagram që isha aty dhe pata 500 milionë shikime në atë video. Bëra 750 mijë ndjekës brenda 6 orëve nga ajo video. Kur e panë që ajo video po bëhet virale, më thirrën sërish dhe më dhanë ato para. Dhe aty ndryshoi jeta ime. Kur hyra në muzikë isha 17 vjeç dhe tani jam 34”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat