Britanikja 22-vjeçare shiti virgjërinë për 1.6 milionë paund një aktori të njohur të Hollywood-it, i lidhur me ishullin e Epstein-it
Një studente britanike 22-vjeçare nga Manchesteri, e njohur si Laura, ka shitur virgjërinë e saj për 1.6 milionë paund (rreth 2 milionë dollarë) përmes një ankandi online. Fituesi i ankandit rezultoi të ishte një aktor i njohur i Hollywood-it, i cili më herët kishte vizituar ishullin famëkeq të Jeffrey Epstein-it.
Pavarësisht se ishte rritur në një familje me vlera të forta fetare, Laura ka deklaruar se nuk është penduar për vendimin e saj. Ajo e ka parë këtë si një mundësi për të shmangur problemet financiare dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme.
Sipas saj, takimi me aktorin ndodhi në një hotel luksoz në Londër, ku ai kishte sjellë edhe një mjek për të vërtetuar virgjërinë e saj. Me shumën e fituar, Laura tashmë ka investuar në pasuri të patundshme dhe synon të vazhdojë jetën si një “sugar baby”, duke kërkuar rreth 30,000 paund (afërsisht 39,000 dollarë) në muaj nga burra të pasur në këmbim të shoqërimit të saj.
Prindërit e Lauras fillimisht ishin të habitur nga vendimi i saj, por më vonë e kanë pranuar dhe e mbështesin zgjedhjen e saj, duke respektuar autonominë e saj.
Megjithëse aktori në fjalë është përmendur si një vizitor i ishullit të Epstein-it, nuk ka asnjë dëshmi që e lidh përvojën e Lauras me ndonjë aktivitet të paligjshëm.
Raporton daily mail - transmeton storm•