Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, transgjinorja Amber ka “plasur bombën”.
Përmes një Instastory ajo ka publikuar një “sekret” të banorit aktual të BBVA 4, Laert Vasili.
Amber ka shkuar edhe më larg duke publikuar nga foto të një vajze transgjinore, për të cilën ka thënë se ka qenë në lidhje me Laert Vasilin.
“Kjo është goca që ka qenë Laerti i lidhur 1 vit e gjysmë në Greqi, është transgjinore e famshme në Greqi. Dhe pavarësisht që ka thënë që ishte mision, ishte e vërtetë”, ka shkruar Amber.

Ajo ka shtuar edhe disa detaje nga kjo histori.
“Përveç pjesës së misionit nga vëllai i madh, Laert Vasili ka patur vërtetë eksperiencë me një shoqen time shqiptare transgjinore. Nuk ka asgjë të keqe ta pranoj”, ka shkruar Amber.

Kujtojmë se Laerti trazoi gjithë shtëpinë dhe opinionin jashtë kur puthi në buzë Gjestin dhe Aldon, dy djemtë e shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4.
Banori kishte edhe një përplasje në distancë me Gent Ferrën për këtë temë.



