Egla Ceno është rikthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 si pjesë e një sfide të vendosur nga Vëllai i Madh.
Sipas rregullave të sfidës, banorët nuk duhet të reagojnë pavarësisht se kush hyn në shtëpi.
Gjesti ishte banori i parë që e pa dhe mbeti i shtangur.
Ajo iu afrua Laertit dhe e puthi në buzë, ndërsa banori u përpoq të mos reagonte.
Pasi bëri një shëtitje në ambientet e shtëpisë, Egla u fut në vaskë, një ndër ritualet e saj të preferuara gjatë qëndrimit në shtëpi në edicionin e kaluar.
Përveç Eglës, pritet që edhe persona të tjerë ose madje edhe kafshët e banorëve të hyjnë në shtëpi për t’i sfiduar ata.



