spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
01:55
HomeKulturëShowBizRikthimi i Eglit, a ka informacione Rozana, Gjesti pranon se i mungon...

Rikthimi i Eglit, a ka informacione Rozana, Gjesti pranon se i mungon ajo

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Produksioni ka paralajmëruar rikthimin e Egli Takos, por pa sqaruar se si do të jetë rikthimi i saj.

E për emrin e saj ka pasur një diskutim të gjatë mes Rozanës dhe Gjestit.

- Advertisement -

Ajo që të lë dyshime në këtë lojë është pyetja e Rozanës ndaj reperit nga Peja.

“A ka mundësi të sjellin Eglin sot?”.

- Advertisement -

Gjesti u përgjigj shkurt: “S’e di”. Megjithatë, ai shtoi se nëse Egli do të futej në shtëpi, do të prishte sfidën e mosreagimeve.

“Jo, nëse e sjellin, e prish, menjëherë. S’ma ndien, le të ulet çmimi e krejt. Jo, s’më intereson kjo punë”, tha Gjesti, duke treguar se për të, pranimi i Eglit në shtëpi do të ndikonte ndjeshëm tek ai.

Rozana e pyeti më tej: “E prish ë? Çka bën?”.

Gjesti u përgjigj pa hezitim: “Menjëherë e prish, i flas, muhabet, llaf sa të mundem”.

Duke e vërejtur ndjenjën që ai shfaqte, Rozana e pyeti: “Të ka marrë malli?”

“Po, qysh jo”, u përgjigj Gjesti me sinqeritet.

Ajo vazhdoi ta testonte më tej, duke e pyetur nëse e mendonte Eglin.

“Po, e mendoj”, pranoi Gjesti, duke shtuar se kishte pasur shumë momente të mira me të, por diçka kishte ndikuar negativisht në situatën e tyre.

Biseda mes tyre tregoi qartë se Egli është një person me rëndësi për Gjestin dhe se kthimi i saj në shtëpi mund të ndryshojë shumë dinamika brenda saj.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat