spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
15:28
HomeKulturëShowBizLojtari i kombëtares i dërgon mesazh Gjestit, ky i fundit befason me...

Lojtari i kombëtares i dërgon mesazh Gjestit, ky i fundit befason me reagimin epik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Banorët e Big Brother VIP Albania u emocionuan teksa morën mesazhet e radhës në Big Love, por një mesazh i veçantë shkaktoi entuziazëm të madh.

Ishte në emër të futbollistit të Kombëtares Shqiptare, Armando Broja, dhe sapo banorët panë emrin e tij, nisën brohoritjet.

- Advertisement -

Por ai që ngjalli habi ishte, Gjesti, i cili mbeti i hutuar “Kush është?”.

Laerti menjëherë i shpjegoi: “Është futbollist i kombëtares, lexo”.

- Advertisement -

Në sfond, Rozana dëgjohet: “Armando Broja o njeri!”.

Gjesti, i habitur, u përgjigj: “Hej bro, unë s’e di, s’jam i informuar për futbollin këtu”.

Në mesazh, Broja shkruante: “Gjesti na kënaqe o vëlla, veç për ty po e shikoj këtë Big. Të presim me fitore. Loja ka puls edhe dashuria, por ti nuk do të nxjerrësh djalin e dashuruar. Nuk është turp, vëlla. Nuk ka më bukur se dashuria”.

Gjesti e falënderoi dhe e përshëndeti futbollistin, duke e vlerësuar mesazhin si një surprizë të këndshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat