spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:03
HomeKulturëShowBizKujt ia dedikoi statusin e parë në X, Elvana Gjata?

Kujt ia dedikoi statusin e parë në X, Elvana Gjata?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Elvana Gjata ka zbuluar më shumë detaje rreth jetës së saj private, rolit si aktore në serialin “Tenxherja Kapakun” dhe projektet e tjera që e presin.

Gjatë gjithë karrierës së saj, ajo është përballur me lajme dhe thashetheme nga më të ndryshmet, ku shumica kanë qenë të sajuara për të ulur figurën e saj.

- Advertisement -

Si reagon ajo ndaj tyre?

Elvana Gjata ka një përgjigje për të gjithë ata që kanë cenuar hapësirën e saj dhe kanë shpikur gjëra të pavërteta.

- Advertisement -

“Përtej shakasë dhe faktit që unë kam mbajtur të njëjtin qëndrim që në fillimet e mia, sepse kam dashur gjithmonë që puna të flasë për mua. Më duhet të them që kohët kanë ndryshuar. Në momentin që çdo gjë ka kaluar në platformat online, rrjetet sociale, ka plasur një luftë lojë numrash, klikimesh, komentesh, opinionesh. Patjetër që është në rregull që të japësh opinionin tënd, por kjo nuk do të thotë që ke të drejtë. Për shembull për mua nuk më bën çudi asgjë dhe nuk çuditem kur shikoj lajme me romancë në momentin kur bëj një kërcim në skenë me Ylli Limanin, apo në momentin kur jam në film “2 Gisht Mjaltë” me Ermalin, apo me seriaalin me Romeon. Por nuk do të thotë që unë tani do të reagoj gjithmonë, sepse realisht i bie që të merrem vetëm me këtë punë dhe të lë gjërat e tjera”.

Më tej, ajo shtoi:

“Fakti është që të thuash të vërtetën sot është çmenduri në një botë plot me gënjeshtra. Sot e vërteta mbulohet me mijëra gënjeshtra. Është e trishtë kur ti shikon një lajm që promovohet dhe riprodhohet nga një mijë portale të tjera dhe nuk i gjendet më as fillimi dhe as fundi. Në fakt këtë do ta quaja një gënjeshtër të madhe. Ne kemi atë shprehjen tonë që gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por në kohët që jetojmë gënjeshtrës i janë zgjatur shumë këmbët. Unë jam sulmuar me lajme të rënda do thoja, të pavërteta. Jo vetëm të pavërteta do thoja, por jashtë çdo logjike dhe sensi, por kjo mua nuk më ka bërë që të ndalem dhe fakti që nuk kam reaguar nuk do të thotë që kam qenë indiferente, por kam zgjedhur të punoj me të gjithë forcat e mia”.

Këngëtarja Elvana Gjata gjatë ditës ngriti shumë pikëpyetje me një shkrim në rrjetin social X, ku e ka rikthyer faqen e saj.

Mbetet e paqartë nëse i drejtohet një personi specifik, apo e ka në formë këshille për ndjekësit e saj.

“Nëse kohën që harxhon me urrejtje pa arsye për të tjerë, do ta ktheje në dashuri dhe punë për veten, sot do të ishe një njeri shumë më i lumtur… just open your eyes… let no one fool you”, ka shkruar ajo.

Elvana numëron mbi 200 mijë ndjekës dhe rikthimi i saj përkon me pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës dhe ambicien për të shkuar në skenën e madhe të Eurovizion.

Kujtojmë se në media, kohët e fundit është përfour se këngëtarja është në një lidhje të re dashurie me një inxhinier shqiptar në Britani, duke i dhënë kështu fund lidhjes së saj disa vjeçare me një personazh të njohur të botës së krimit dhe të rrjetit të trafikut ndërkombëtar të kokainës, që aktualisht ndodhet në arrati.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat