spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:44
HomeKosovaPresidencaOsmani: Masat e BE-së po e dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës

Osmani: Masat e BE-së po e dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja Vjosa Osmani ka folur sërish për masat e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës.

Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione që po mbahet në Tivat të Malit të Zi, Presidentja e Kosovës, i ka quajtur të padrejta masat dhe ka thënë se po e dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës.

- Advertisement -

“Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, theksova se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës, përkundër faktit që Republika e Kosovës është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, dhe jo tek satelitët e Putinit të cilët në mënyrë aktive punojnë drejt destabilizimit të të gjithë rajonit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat