Gjesti ka hapur zemrën e tij përmes linjës së jetës.
Ai ka treguar për vështirësitë e familjes e sidomos babait për t’u siguruar fëmijëve një jetë më të mirë.
Gjesti ka treguar se ka bërë shumë gabime dhe për to është penduar shumë.
Ai u ftua të bëjë një xhiro me makinë.
Gjatë gjithë kohës në makinë ku produksioni e kishte nisur, Gjesti ka qenë në lotë nga emocionet dhe malli për familjen.
Në një dhomë ai hapi kutinë e mesit dhe aty u shfaq babai i tij.
“Ku je more nub, koke trash, çka je ba kshtu”, ishte pyetja e prindit.
“Çdo sen që e kam ba bab jem, edhe pse jam ik prej shpisë, veq juve me ju pa mirë, nëse ju sjeni mirë mu sum vyn kurgja”, i tha gjesti
“Çdo prind e din, fëmijët mund të bëjnë gabime, unë t’i kam fal ato”, i tha babai.
Megjithëse nuk ia qëlloi në hapjen e njërës dhomë, Gjesti nuk u bind kërkesës së Ledionit, e shkoi të hap dhomën tjetër aty ku e priste nëna.
Bashkë me lotët e Gjestit, nuk munguan edhe ata të Eglit, e cila vazhdimisht ishte në vaj nga emocionet.



