spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
02:53
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ njofton partitë politike se nesër do të certifikojë rezultatet zgjedhore

KQZ njofton partitë politike se nesër do të certifikojë rezultatet zgjedhore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të enjten e 27 marsit, në orën 16:00, do të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se ka pranuar vendimet e Gjykatës Supreme, gjë që kishin vonuar këtë certifikim.

- Advertisement -

Kështu, KQZ i njoftoi partitë politike se nesër certifikon rezultatet.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), me datën 26.03.2025 ka pranuar vendimet e Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me procesin ankimor ndaj vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me shpalljen e rezultatit përfundimtar të procesit zgjedhor nga ana e KQZ. Po ashtu, kemi pranuar konfirmimet nga këto dy institucione se nuk ka ndonjë ankesë tjetër që ka të bëjë me procesin zgjedhor që pret vendimmarrje”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

“Andaj, në zbatim të nenit 26 paragraf 1 të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës (Ligji Nr. 08/L-117), ju njoftojmë se certifikimi i rezultatit të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më datën 09.02.2025, do të bëhet më datë 27.03.2025 në ora 16:00”, thuhet tutje në njoftim.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat