spot_img
E diel, 8 Mars, 2026
02:53
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ cakton mbledhjen për certifikimin e zgjedhjeve – vonesa historike ngjall reagime

KQZ cakton mbledhjen për certifikimin e zgjedhjeve – vonesa historike ngjall reagime

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

 

KQZ njofton mbledhjen për certifikimin e rezultateve zgjedhore më 27 mars

- Advertisement -

Prishtinë, 26 mars 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të enjten, më 27 mars 2025, në orën 16:00, do të mbahet mbledhja e radhës e këtij institucioni në zyrat e KQZ-së.

Sipas rendit të ditës të publikuar nga vetë KQZ, ndër pikat më të rëndësishme të mbledhjes është certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025. Kjo është hera e parë në historinë e Kosovës që rezulton me një vonesë kaq të gjatë në publikimin dhe certifikimin zyrtar të zgjedhjeve, duke ngjallur reagime të shumta në skenën politike.

- Advertisement -

Përfaqësues të partive opozitare kanë shprehur shqetësime se kjo vonesë po i shkon për shtat vetëm partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, e cila drejtohet nga kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas tyre, zvarritja e procesit po përdoret si avantazh politik për të kontrolluar situatën post-zgjedhore.

Njohës të çështjeve politike dhe të proceseve zgjedhore kanë paralajmëruar se kjo situatë jo vetëm që nuk i shërben stabilitetit të brendshëm institucional, por gjithashtu dëmton kredibilitetin ndërkombëtar të vendit në një moment të ndjeshëm për integrimet euroatlantike.

Mbledhja e 25-të e KQZ-së për këtë vit do të udhëhiqet nga Kreshnik Radoniqi dhe në rend dite përfshihen gjithashtu çështja e zëvendësimit të kandidatëve të zgjedhur që kanë hequr dorë nga mandati i deputetit, si dhe diskutime të ndryshme.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat