spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
13:47
HomeKulturëShowBizIsh-partnerja e Aldos flet për videon me Rizartën që bëri shumë bujë

Ish-partnerja e Aldos flet për videon me Rizartën që bëri shumë bujë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ana Veseli, ish-bashkëshortja e Aldo Markut, banorit të “Big Brother VIP 4”, ka folur më shumë për rrugëtimin e tij në këtë reality show, por dhe për marrëdhënien që ata kanë me njëri-tjetrin.

Si ka qenë kjo periudhë e “Big Brother” për ty, me hyrjen e Aldos aty?

- Advertisement -

“Ka qenë një periudhë shumë e ngarkuar. Për mua, Aldo është një ndihmë shumë e madhe, ne e ndajmë kohën bashkë në rritjen e vajzës. Në këtë periudhë ai ka qenë jo prezent, por familjarët e mi më kanë ndihmuar shumë. Ka qenë një periudhë në të cilën unë nuk kisha kohë që të ndihesha e rënduar emocionalisht, sepse mungesa e Aldos i ka shkaktuar një mall të madh Akirës dhe duhet të isha më e fortë për të dhe ta merrja me sportivitet”.

Të ka bërë krenare rrugëtimi i Aldos?

- Advertisement -

“Unë them se po, edhe pse të tjerë kanë mendime të ndryshme. Kam qenë gjithmonë dhe vazhdoj të jem krenare për Aldon”.

Aldon e kanë akuzuar në shtëpi si skuth, sa lidhen në përditshmëri këto akuza me të?

“Patjetër që nuk lidhen. Unë e kam thënë disa herë që Aldo nuk është skuth dhe nuk e ka në natyrën e tij që të bëjë veprime të tilla. Mendoj se është ai presioni që ti je në një lojë dhe duhet të sillesh si në një lojë. Por nuk është i vetmi që i bën ato veprime”.

Shumë e kanë quajtur si donzhuan me flirtet e tij me vajzat e shtëpisë, si e sheh ti?

“Nuk është një akuzë e keqe. Më mirë do doja të shihja një flirt në ekran dhe energji të mirë, se sa të shihja Aldon që ofendon dhe debaton me femrat, siç bëjnë të tjerët”.

Ke pasur ndonjëherë një moment xhelozie?

“Jo. Xhelozia nuk është pjesë e imja. Kam qenë ajo që ka përjetuar ato flirtimet apo emocionet e bukura që Aldo mund të jetë duke ia dhuruar dikujt tjetër. Kështu që pse jo. Nuk është në natyrën time që të jem xheloze. Njerëzit nuk e besojnë që nuk kam asnjë ndjesi të keqe apo xhelozi brenda meje”.

Është bërë shumë virale një video e tij ku është nën jorgan me Rizartën. Çfarë ke menduar kur e ke parë?

“Unë kam qenë me mikeshën time më të ngushtë kur ma kanë dërguar videon. E pashë videon dhe kishte diçka që nuk shkonte aty. Edhe mënyra se si ishin formuar fjalitë nuk bënte sens. Një njeri i rritur e kupton këtë. Dhe duke analizuar tipin e Aldos, e kuptova që ka qenë duke folur për muskujt e barkut. Thjesht e njoh Aldon shumë mirë”.

Po marrëdhënien e tij me Rizartën si e sheh? Mund të përputhen ata?

“Nuk e njoh Rizartën. Aq sa kam parë, mendoj që është një vajzë e re, më duket shumë interesante, e lezetshme, e urtë. Nëse Aldo e ka parë si partnere potenciale, atëherë mua më bëhet qejfi. Dhe do ta takoja kur të dilte jashtë Aldo”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat