Milan u kthye nga Napoli me një tjetër rezultat zhgënjyes, duke humbur shpresat e fundit për një vend në Champions League.
Pennaltia e humbur nga Gimenez e bëri atë të katërtin në kampionat, pas dy penalltive të gabuara në Firence dhe një tjetër nga Pulisic ndaj Torinos.
Vetëm Freiburg-u në top-5 ligat evropiane ka një rekord po aq negativ.
Seria e dështimeve nisi më 6 tetor, në Firence, kur Theo Hernandez dhe Abraham gabuan dy penallti, duke anashkaluar Pulisic si ekzekutuesin zyrtar, gjë që acaroi trajnerin Fonseca.
Në kontrast, në Napoli, lojtarët treguan tepri altruizmi, pasi Leao ia la topin Pulisic-it, i cili më pas ia dha Gimenez-it për ta ndihmuar të dalë nga kriza.
Trajneri Sergio Conceição e justifikoi vendimin duke thënë se lojtarët vendosin vetë bazuar në ndjesinë e momentit, duke e parë si shenjë të një grupi të bashkuar.
Por, ndryshe nga qasja më e ashpër e Fonseca, rezultati për Milanin mbetet i njëjtë: zhgënjim për tifozët dhe një problem i vazhdueshëm me penalltitë.



