spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
22:35
HomeKosovaPjesëtarë të strukturave paralele kontrolluan transmisionin në veri në emër të KOSTT-it

Pjesëtarë të strukturave paralele kontrolluan transmisionin në veri në emër të KOSTT-it

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-kryeministri, njëherësh deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ndërmarrja Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, ka punësuar pjesëtar të strukturave paralele serbe pa hapur fare konkurs.

Këta persona sipas tij, kanë kontrolluar stacionin e transmisionit Vallac në veri të Kosovës në mënyrë joligjore.

- Advertisement -

“Nga muaji maj 2024, Bordi nuk ka kryesues. Nga ajo kohë, Bordi nuk ka mbajtur asnjëherë mbledhje formale sipas rregullores. Por vendime janë marrë në vazhdimësi nga ana e anëtarëve të tjerë të Bordit. Unë nuk e di si ka mundësi të merren vendime jashtë mbledhjes formale të Bordit. KOSTT, pa asnjë procedurë ligjore, ka nënshkruar kontrata pune të rregullta me disa individë, të cilët e kanë kontrolluar stacionin e transmisionit Vallac në veri të Kosovës në mënyrë joligjore. Ata kanë qenë pjesëtarë të strukturave paralele. Ata tani janë bërë punëtorë të KOSTT-it pa asnjë procedurë konkursi. Shkeljet e gjetura në KOSTT nga Zyra e Auditorit të Jashtëm janë shqetësuese, sidomos ato që lidhen me procedurat e prokurimit. Asnjë masë nuk është marrë nga menaxhmenti. Paga më e lartë në KOSTT pas kryeshefit ekzekutiv vazhdon të jetë 2,800 euro. Paga mesatare e punëtorëve është rreth 1,000 euro”, ka shkruar Hoti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat