Gjesti vazhdon të jetë shumë i afërt me Eglin.
Kësaj të fundit po i kërkon vazhdimisht të lidhen, por banorja prej se është kthyer në shtëpinë e famshme ka ndërruar qasje.
“Ti çdo natë do të flesh me mua, pse e ndalon këtë gjë? Ti kallesh krejt, pse e ndrydh veten? Po moj, pse nuk duhet me u kënaq? Kështu e mërzitur siç je nuk duhet. Duke e pasur mundësinë, një metër larg më ke. Ta ka dhënë zoti dhe nuk e shfrytëzon mundësinë”.
Por Egli ishte e prerë.
“Pa marrë një fjalë nga familja ime, nuk ka shanse të marr përsipër çfarë më do mua zemra”.
Gjesti: Jeta është e jotja. Familjen nuk duhet ta lëndosh por kur ta do zemra…
Egli: Zemra mund të dojë shumë gjëra por nuk janë të sakta, janë gabim.



