Pas ngjarjeve të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, motra e Gjestit, Blerina Kelmendi, ka reaguar publikisht duke i dhënë mbështetje të fortë vëllait të saj.
Në një postim në Instagram të bërë mbrëmjen e kaluar, ajo ka shpërndarë një fotografi të Gjestit, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh të qartë.
Qëndro edhe pak King, se fitorja është vetëm e jotja dhe askujt tjetër, nëse me të vërtetë do të vlerësohet vota e publikut. Këtë do ta vërtetojmë më 19 prill.

Ky reagim vjen në një moment kur loja po hyn në fazën finale dhe tensionet mes banorëve janë rritur ndjeshëm.



