spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
09:51
HomeKulturëShowBizSa mund të dënohet Jozi?

Sa mund të dënohet Jozi?

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Situata e rëndë që tronditi shtëpinë e Big Brother ka hyrë tashmë edhe në rrugë ligjore.

Pas goditjes që Jozi i dha Gjestit në momentin e daljes nga shtëpia, Jozi është shoqëruar nga policia dhe ndaj tij po procedohet për veprën penale të “Dëmtime të tjera me dashje”, sipas Nenit 90 të Kodit Penal.

- Advertisement -

Bazuar në këtë nen, rrahja dhe çdo veprim tjetër dhune përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë, ndërsa nëse vepra shkakton paaftësi të përkohshme në punë për më shumë se 9 ditë, dënimi mund të shkojë deri në 6 muaj burg.

Sipas burimeve, Gjesti është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa analiza mjeko-ligjore do të përcaktojë edhe shkallën e dëmtimit, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në fatin penal të Jozit.

- Advertisement -

Nga ana tjetër, Top Channel ka reaguar menjëherë duke u distancuar nga aktet e dhunës në format, duke deklaruar: “Dënojmë çdo akt dhune dhe garantojmë masat maksimale për sigurinë e banorëve.”

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat