Menaxhuesit e instagramit të Loredana Bratit, u kanë bërë thirrje të gjithë publikut që të mos ta atakojnë ish-banoren me veprimet e partnerit të saj Jozit.
“Ajo që ndodhi brenda shtëpisë në momentin e largimit, është një veprim individual. Loredana nuk ka asnjë lidhje me atë sjellje dhe asnjëherë nuk do ta aprovojë diçka të tillë. Ju lutem mos e ngatërroni emrin e Loredanës me diçka që nuk e përfaqëson aspak atë si njeri. Faleminderit”, ka qenë teksti që është shkruar në instagramin e saj.

Në fakt Loredana ka qenë shumë e ngarkuar gjatë paraqitjes në studio.
Ajo i kërkoi shumë falje familjes së Gjestit për veprimin e partnerit të saj, derisa e rikonfirmoi edhe një herë se ajo e sheh Gjestin fitues të këtij formati.



