spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
09:02
HomeKulturëShowBizValbona i vë 'vijë të kuqe' Jozit

Valbona i vë ‘vijë të kuqe’ Jozit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Valbona Mhilli, ka reaguar në lidhje me situatën e paprecedentë që ndodhi mbrëmjen e djeshme, ku Jozefin Marku goditi me shpullë Gjestin dhe e rrëzoi në tokë.

Me një postim në platformën “Instagram”, moderatorja duket sikur e ka “tradhëtuar” dashurinë që kishte ndaj Jozit dhe ka shprehur mbrojtje ndaj finalistit.

- Advertisement -

Postimi i saj:

Gjesti, qëndrove burrë i vërtetë. Dhuna është turp. Dhuna është krim. Dhuna s’ka justifikim.

- Advertisement -

Përballove një akt të turpshëm me qetësi, dinjitet dhe klas. Nuk reagove me dhunë, por me dinjitet – dhe kjo ështe forca jote më e madhe. Je shembull për shumë te rinj të ndjekin këtë format.

Akti i Jozefin Markut që goditi me shuplakë Gjestin është i neveritshëm dhe i dënueshëm. Askush, në asnj rrethanë, nuk ka të drejtë të ngrejë dorë mbi nje tjetër. Kjo nuk është guxim, as reagim – është thjesht dhune.

Kush përdor dhunën, humb çdo të drejtë morale për të folur per drejtësi, respekt apo dinjitet.

Respekt dhe perqafime për familjen tënde, që me siguri e kanë përjetuar rëndë këtë moment. Por duhet te ndihen krenare – sepse rritën një djalë me vlera.

Uroj me gjithë zemër qe ta fitosh këtë edicion – jo vetëm për vete, por për çdo njeri qe beson tek respekti dhe karakteri.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat