spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:38
HomeKulturëShowBizLivia takon babain pas 22 vjetësh

Livia takon babain pas 22 vjetësh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ish-banorja e “BBV” gjatë kohës që ishte në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka folur për marrëdhënien me të atin pas ndarjes së prindërve duke shtuar se e ka takuar vetëm dy herë në jetë. Ish-konkurrentja zbuloi se hera e parë që e pa babain e saj ishte kur ishte vetëm 2-vjeçe dhe hera e dytë kur ishte 7-vjeçe.

Së fundmi, pas përfundimit të BBVA në një postim të ri, Livia bëri të ditur se u takua me të atin pas 22 vitesh.

- Advertisement -

Në lidhje me këtë sot ajo ka treguar emocionet e para dhe gjithçka rreth takimit të shumëpritur.

“Tani po filloj të futem tek rruga e ekulibrit, kështu mund ta quaj dhe ndihem shumë mirë. Një takim në fakt që unë nuk e imagjinoja kurrë. Nga BBV kemi filluar komunikimin sa dola unë. Kemi folur dhe e kemi pasur mundësinë dhe e kam thënë që më bënte shumë përshtypje pjesa që flisja me babin sikur të mos kishte ndodhur asgjë në këto 22 vite. Është shumë e çuditshme, kam gjetur atë ngrohtësinë dhe konfidencën. Kur jemi takuar përqafimi ishte shumë i natyrshëm, sikur nuk jemi ndarë kurrë. Ishte ajo çfarë unë kisha nevojë, jashtë ekranit të telefonit duke ecur në Shkodrën e bukur. Kemi pasur mundësi që të rrinim”.

- Advertisement -

Ajo u pyet se cila ishte një këshillë që ai i kishte dhënë ose çfarë i kishte thënë babai Livias?

“Në filim më tha jepi forca vetes, ndërto gjërat e tua meqë ke qejf ekranin. Babi më tha dhe një gjë shumë të fortë, që ëndrra e tij është që të bëhet gjysh.

Realizimi i dëshirës së babait të saj është në planet e afërta apo të largëta pët Livian?

“Më vonë, tani jo”.

Sa i përket takimit me vëllain e saj, ish-banorja rrëfeu se:

“Vëllain nuk e kam takuar sepse babi ka ardhur vetëm. Momentalisht nuk mundem të lëviz pasi kam disa angazhime dhe jam e ngarkuar, babi ka ardhur ndërsa vëllai do vijë më vonë. Është ajo marrëdhënia që tani jemi në kontakt”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat